Mbrojtësi lezhjan i Egnatias, Renato Malota, i ka dhënë fund beqarisë në moshën 30-vjeçare.
Kurorëzimi i martesës me partneren e tij Gladiola Deda u zhvillua në Maldive.
Çifti e ka ndarë lajmin me ndjekësit për mes rrjeteve sociale. Në këtë ceremoni nuk kanë munguar familjarët e çiftit.
“Dashuria fillon në një moment, rritet me kalimin e kohës dhe zgjat përjetësisht”, ka shkruar çifti në Instagram, teksa kanë postuar foto nga ceremonia e dasmës.