Sot Gjykata e Posaçme la në burg 5 të dyshuarit për çështjen e inceneratorëve që u arrestuan dy ditë më parë; biznesmenin Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla. Ata akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit.
Biznesmeni Dervishaj, që është edhe zv/ president i FSHF-së dhe po ashtu numri dy i shoqatës së ndërtuesve akuzohet se me kompaninë e tij si supervizor firmosi fatura fiktive me vlerë 4 mln euro si punë e bërë në inceneratorin e Fierit, por në fakt në terren puna nuk ishte bërë.
Dosja e inceneratorëve! Gjykata kyç në qeli krahun e djathtë të Dukës
Për këtë, përpos shumës në kontratë, SPAK thotë se Dervishaj ka marrë si shpërblim bileta udhëtimi drejt Italisë, të hotelit, por edhe të stadiumit nga Klodian Zoto ku ka qenë për të parë ndeshje të ndryshme. Avokati i tij Sokol Hazizaj nuk pranoi që t’i komentonte. “Këto janë fjalë unë nuk merrem me fjalë” tha ai.
E PLOTË/ Skema e Zotos! SPAK: Si i mbushën xhepat Bllako, Koka dhe Dervishaj