Nëntë shqiptarë u larguan direkt nga qendra e pritjes së Home Office të enjten. Ata kishin mbërritur në Britani me një gomone, raporton Daily Mail.
Shtetasit e deportuar ishin pjesë një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me një fluturim çarter për në Tiranë.
Një nga shqiptarët e deportuar të enjten kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të dënohej me më shumë se shtatë vjet burgim për drogë. Një tjetër u dënua me tre vjet për prodhim droge dhe mashtrim.
Një i tretë, i cili gjithashtu kishte hyrë ilegalisht në këtë vend dhe në kundërshtim me urdhrin e dëbimit, u dënua me më shumë se tre vjet burg po ashtu për drogë.
Muajin e kaluar u zbulua se 12,000 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Britani që nga fillimi i vitit – nga vetëm 50 në 2020 dhe 800 vitin e kaluar.