-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më lejo të shoh nënën”! Polici refuzoi lutjen, gjykata dënon shefin

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të dënojë shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, Fatmir Alia, i cili rezulton se së bashku me agjentin e tij, Sokol Fana, i kanë kërkuar 7 mijë euro shtetasit Klodjan Hajdërlli.

Ka qenë gjyqtarja, Idush Maliqi, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar fajtor Fatmir Alia dhe dënuar me 2 vite burgim shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, që ndodhet pranë Policisë së Shtetit. Në këtë rast fajtor gjykata gjeti dhe agjentin e “FAST”, Sokol Fana, duke e dënuar me 2.8 vite burgim.

Dy ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit, përmes vendimit të gjykatës së Elbasanit, u hiqet e drejta për një periudhë 3 vjeçare, për të shërbyer apo mbajtur funksione në administratën publike.

Gjyqtarja Maliqi, deklaroi fajtor dhe Klodjan Hajdërlli, të cilin e dënoi me 3 muaj heqje lirie për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Hajdërlli, rezulton i dënuar me 5 vite burgim në Itali për drogë dhe pas përfundimit të dënimit në Shqipëri, ai do ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Sipas dosjes hetimore dy punonjësit e “FAST”, pranë Policisë së Shtetit, akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”. Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021, ka shkuar në lokalin “S….” në Elbasan, që administrohet nga Klodjan Hadërlli, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Klodjani i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqenëse do shkonte në burg. Në këtë moment personi, i cili është prezantuar si agjent i Interpolit, Sokol Fana, i ka thënë Klodianit se mund ta rregullonin në mënyrë tjetër këtë punë, duke i kërkuar 7 mijë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit