Debat, tensione dhe përplasje. Protesta në Divjakë ka degjeneruar episode dhune.
Qytetarët janë përplasur me policinë duke thyer më pas xhamat e kabinës që është vendosur në hyrje të parkut të Divjakës.
Banorët janë vendosur pranë kabinës duke thyer xhamat e saj ndërsa policia ka tentuar të neutralizojë lëvizjen e tyre.
Më pas banorët kanë marshuar në drejtim të parkut me pankarta në duar duke kundërshtuar planin e qeverisë për të bërë hyrjen në park me pagesë.
Qytetarët protestë te parku i Divjakës! Tensione me policinë