Policia e Divjakës ka proceduar pesë persona për protestë të paligjshme. Mes të procedurave është edhe kryetari i degës së PD-së, Eduart Sharka. Sipas policisë protestuesit bllokuan rrugën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.
Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë” mbyllet njoftimi.
Protesta sot ishte në ditën e pestë. Qytetarët në Divjakë janë kundër vendosjes së traut për hyrjen me pagesë brenda parkut.
“Mos më prek”! Përplasje në Divjakë, protestuesit thyejnë xhamat e kabinës së parkut