-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punë me orë të gjata, stafi i Twitterit “saboton” Elon Muskun

Kryesoret

Kompania Twitter vijoi të krijojë më shumë tension tek inxhinierët dhe punonjësit, pasi pronari i ri, Elon Musk u ka kërkuar të nënshkruajnë se janë të gatshëm të punojnë “me orar të gjatë dhe intensitet të lartë”, ose të largohen nga kompania, duke marrë pagën e largimit.

Qindra punonjës sinjalizuan se po largoheshin përpara afatit të së enjtes të vendosur nga zoti Musk, duke postuar një “emoji” përshëndetjeje ose simbole të tjera të njohura për punonjësit e Twitter në mesazhet për pjesëtarët e brendshëm të kompanisë.

Megjithatë, sipas një punonjësi aktual që foli në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes dhe gjithashtu një ish-punonjës që foli në kushte anonimiteti për shkak të konfidencialitetit të kërkuar për të marrë pagesën e largimit, nuk është e mundur të thuhet për çdo rast se përmes këtyre postimeve punonjësit po largoheshin apo po solidarizoheshin me kolegët që po iknin nga kompania.

Disa shkruan në Twitter për të njoftuar se do të jepnin dorëheqjen nga puna pas afatit të vendosur nga zoti Musk.

Sipas një punonjësi të shkarkuar në fillim të kësaj jave, një numër punonjësish dolën në një forum privat, jashtë sistemit të mesazheve të kompanisë për të diskutuar planet e tyre për t’u larguar, duke bërë pyetje se si ky vendim mund të rrezikonte vizat e tyre në SHBA ose nëse do të merrnin pagesën e premtuar të largimit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit