-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shpëton Princin saudit nga akuzat për vrasjen e gazetarit

Kryesoret

Administrata Biden ka njoftuar se Princi Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka imunitet nga çdo ndjekje penale në SHBA për vrasjen e Jamal Khashoggi.

Një ngjarje e dënuar nga e fejuara e gazetarit saudit.
Avokatët e Departamentit të Shtetit theksuan se administrata Biden ka përcaktuar që paditësi bin Salman, si kreu i një qeverie të huaj, gëzon imunitet nga juridiksioni i gjykatave amerikane.

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë shpjegohet se vendimi u mor nga Departamenti i Shtetit bazuar në parimet e vjetra të së drejtës ndërkombëtare.

Biden u përball me kritika në korrik për takimin me princin gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se presidenti amerikan i kishte thënë Princit Mohammed se ai e konsideronte atë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Vetë Mohammed bin Salman mohon që ai të ketë urdhëruar vrasjen e gazetarit, por ka pranuar se ajo ka ndodhur nën mbikëqyrjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit