Këngëtari Harry Styles është ndarë pas dy vitesh lidhje nga e dashura e tij Olivia Wilde.
Revista People raportoi se këngëtari 28-vjeçar dhe aktorja 38-vjeçare kanë vendosur ti japin fund lidhjes së tyre për shkak të prioriteteve të ndryshme.
Një vendim ky i marrë nga të dyja palët. Edhe pas ndarjes ata janë ende miq të ngushtë.
Aktorja po fokusohet tek fëmijët e saj dhe puna e saj në Los Angeles. Ndërsa Styles ndodhet akoma në turne.
Dyshja u takuan për herë të parë në shtator të vitit 2020, kur Harry u zgjodh për të aktruar në filmin “Don’t Worry Darling”, ku aktorja ishte gjithashtu pjesë e kastit.
Ata konfirmuan se ishin në dasmën e agjentit të këngëtarit në janar të vitit 2021.