Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në facebook është shprehur se bashkimi i të rinjve është fuqi bërthamore.
Meta ka publikuar një foto me të rinjtë e Lezhës, ku shkruan “le t’u japim krahë dhe t’i mbështetim sa më shumë në mënyrë që Lezha dhe e gjithë Shqipëria të kenë më shumë gjallëri, ashtu siç të rinjtë shqiptarë e meritojnë”.
“Bashkimi i të rinjve është fuqi bërthamore! Le t’u japim krahë dhe t’i mbështetim sa më shumë në mënyrë që Lezha dhe e gjithë Shqipëria të kenë më shumë gjallëri, më shumë shpresë dhe një të ardhme të shkëlqyer, ashtu siç të rinjtë shqiptarë e meritojnë”, shkroi Meta.