Vetëm pak ditë më parë gjykata e Tiranës vendosi për ekstradimin e bosit turk të kriptmonedhave Faruk Fatih Özer.
Por mediat turke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me fshehjen e parave, të cilat ai i ka vjedhur përmes mashtrimit.
Raportohet se Faruk Fatih Özer, i cili u arratis më paratë e rreth 390 mijë klientëve, 13 milionë euro i ka fshehur në Maltë.
Özer transferoi asetet me vlerë gjithsej 13.2 milionë euro (253,714,909 lira turke) nga tre llogari të veçanta në kuletat e një ofruesi të shërbimit të aseteve kripto në Maltë. Ato kuleta kripto, sipas hetimeve, i përkasin Faruk Fatih Özer dhe bashkëpandehurve Cem Uzunoğlu dhe Zuhal Özer.
Özer ishte në arrati për më shumë se një vit, por ai tani do të ekstradohet në Turqi pasi u arrestua në Shqipëri në gusht, në bazë të një Njoftimi të Kuq të Interpolit të lëshuar për arrestimin e tij më 23 prill 2021.
“Mbreti” turk i mashtrimit bëhet gati për ekstradim, por a mund ta “shpëtojë ai?
Ai do të përballet me akuzat për mashtrim të rëndë dhe formim të një organizate kriminale, raportoi të premten media shtetërore turke.