Në orën 17:00 nis zyrtarisht Kampionati Botëror i Futbollit në Katar. Ceremonia hapësire ishte spektakolare. Këngë, balet dhe performancë.
Aktori Morgan Freeman ishte pjesë e ceremonisë. Ylli i kinemasë përcolli mesazhin për harmoni mes popujve dhe kombeve të ndryshme.
Më pas ishte radha e fituesit të Kupës së Botës 1998 me Francën, Marcel Desailly me trofeun e Botërorit në stadiumin Al Bayt.
Surpriza për tifozët në stadiumin Al Bayt, të cilët kanë marrë dhuratë një trastë në të cilën veç të tjerash është edhe simboli i Katarit, një veshje tradicionale për kokën.