-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dopieta me rekorde e Botërorit

Kryesoret

Dy gola për tre pikë dhe tre rekorde. Ky është Ener Valencia, që shënoi dy herë në fitoren 2-0 të Ekuadorit ndaj Katarit në Kupën e Botës.

Sot, goli i tij i parë i ndeshjes hyri edhe në historinë e Botërorëve për tre arsye të ndryshme.

E para ishte sepse në fakt penalltia nga e cila erdhi goli, rezulton të jetë e para që akordohet në favor të Ekuadorit në historinë e Botërorëve.

Përveç kësaj, kjo ishte hera e parë që goli i parë i një Botërori vinte me një gjuajtje nga pika e bardhë.

Gjithashtu Ener Valencia bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që shënon golin e parë të një aktiviteti të tillë.

Në moshën 33 vjeç e 16 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga Alesandro Altobeli i cili në moshën 30 vjeç e 184 ditë shënoi ndaj Bullgarisë në Botërorin e vitit 1986.

Ekuadori e nis Botërorin me fitore (Golat)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit