Katari është gati për Botërorin që nis në orën 17:00 me ndeshjen e parë mes vendasve dhe Ekuadorit. Emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani u shpreh se për 28 ditët e ardhshme do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar.
“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur.
Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon.
Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”.
32 kombëtaret e kualifikuara në 8 grupe me nga 4 skuadra.
GRUPI A: Ekuador, Holandë, Katar, Senegal
GRUPI B: Uells, Angli, Iran, Shtetet e Bashkuara
GRUP C: Arabia Saudite, Argjentina, Meksika, Polonia
GRUPI D: Australi, Danimarkë, Francë, Tunizi
GRUPI E: Kosta Rika, Gjermania, Japonia, Spanja
GRUPI F: Belgjikë, Kanada, Kroaci, Marok
GRUPI G: Brazil, Kamerun, Serbi, Zvicër
GRUPI H: Koreja e Jugut, Gana, Portugalia, Uruguai