Si cdo të dielë hakerat kanë bërë “goditjen” e radhës. Sonte hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë publikuar të gjitha të dhënat personale të drejtorit të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, por edhe Oljan Kanushit, nëndrejtorit të ri të SHISH, i komanduar në postin e drejtuesit.
Veç pasaportës, hakerat kanë publikuar hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe fluturimet, disa me charter. Rrumbullaku ka kryer 3 udhëtime me charter jashtë vendit.
Oljan Kanushi ka më shumë udhëtime, shumicën me makinë nga pika të ndryshme kufitare dhe 6 herë ka kaluar kufirin në këmbë, drejt Greqisë.
Pas kryeministrit Edi Rama, Gledis Nanos dhe Helidon Bendos, Rrumbullaku është zyrtari i tjetër i lartë i shtetit që hakerat i nxjerrin të dhënat personale.