Për shkak të reshjeve të shiut në disa komuna të Kosovës raportohet për vërshime dhe vështirësi në qarkullim.
Në komunën e Junikut, sipas zyrtarëve komunal të kësaj komune situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar vërshime dhe përmbytje.
Demokrat Ganijaj, drejtor për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është rritur niveli i lumi Erenik dhe disa fshatra dhe lagje po përballen me vështirësi.
“Gjendja momentalisht është emergjente, por nën kontroll. Jemi me ekipet emergjente në terren, kemi rritje të shtratit të lumit Erenik në disa pjesë në lagjen Berisha, lagjen Tofa. e”, tha Ganijaj.
Nënkryetari i Junikut, Besart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, dhe ka thënë se për shkak të reshjeve të shiut lumi Erenik “rrezikon edhe të dal nga shtrati”.
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vështirësi dhe në komunën e Vushtrrisë.
Maliq Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka thënë REL-it se situata është e menaxhueshme aktualisht, por ka raportime vazhdimisht nga qytetarë që po hasin në vështirësi.
Situta më e rënduar sipas tij paraqitetet te magjistarja Prishtinë – Mitrovicë.
“Ka vështirësi në qarkullim të makinave, por, rruga është e kalueshme”, tha ai.
Sipas tij, ka ankesa nga banorët dhe raportime për vërshime në oborret e tyre.
“Për çdo rast që po kërkohet ndihmë, ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie. Evakuime të banorëve nuk ka pasur deri tani”, tha ai.
htrati edhe kishte shkaktuar vërshime të mëdha në rajonin e Vushtrrisë.
Edhe në komunën e Pejës, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Gëzim Gashi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se po përballen me vështirësi pas reshjeve të shiu, por se situata është nën kontroll nga ekipet emergjente./REL