Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Dibrës. Në aksin Burrel-Shkopet, sapo kalon tunelin ka pasur rrëshqitje dherash.
Gjithashtu kanë rënë gurë që fatmirësisht nuk kanë prekur makinat. Mbi 30 automjete janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.
Nga pamjet duket se gurët janë të përmasave të mëdha, aq sa mund të kishin sjellë pasoja të rënda nëse në rrugë do të kishte mjete që kalonin.