Pas lutjeve për shi për shkak të krizës se energjisë elektrike, tani po lutemi që reshjet të pushojnë. Disa orë reshje kanë mjaftuar që i gjithë territori shqiptar të përballet me probleme si ato të energjisë elektrike, përmbytje apo dhe bllokim i akseve rrugore.
Problematike situata është në qarkun e Shkodrës, ku si rezultat i reshjeve të shumta ka pasur dalje të përrenjve nga shtrati dhe përmbytje të një sipërfaqe prej 400 ha në Fushën e Muriqanit, në Njësinë Administrative Ana e Malit.
Ndërkohë, në Theth mësohet se ka dalë nga shtrati përroi Nikgjonaj, ku ka prezencë uji në 3 banesa.
Probleme po has dhe Bashkia e Malësisë së Madhe, ku si rezultat i rënies në sasira të mëdha Përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati, ndërsa në Bajzë ujerat kane depërtuar në 2 banesa, atë të Mark Qosjas dhe Asllan Culajt ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.