-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot u hapën HEC-et, PD: KESH e dinte se do binte shi, por bleu energji shtrenjtë

Kryesoret

Partia Demokratike përmes anëtarit të Kryesisë, Eno Bozdo denoncon qeverinë për menaxhimin e situatës së reshjeve, që kanë pushtuar vendin nga veriu në jug duke e detyruar që të nisë shkarkimet nga HEC-et. “Shirat zbulojnë vjedhjen dhe abuzimin qeveritar. Shteti shqiptar humbi brenda një jave 3 milionë euro blerje energjie. Nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë” akuzoi Bozdo.

Deklarata e plotë

Ju e shihni vetë se si një ditë shi i përmbyti qytetet tona nga Tirana në Vlorë dhe nga Lezha në Elbasan. Kur bie shi, qeveria na lë në dorë të Zotit, dhe kur bën tendera, Zoti na ruajtë nga duart dhe oreksi i qeverisë.

Punë tenderash korruptivë dhe vjedhjesh në shkallë industriale është sektori hidroenergjetik në vendin  tonë.

Në këto çaste, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet, po derdh mbi 2100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës.

Një pasuri publike, e juaja dhe e cdo shqiptari taksa dhe faturë-pagues, po shkon dëm, pikërisht për shkak të megakorrupsionit dhe keqmenaxhimit që ka kapur prej vitesh të ashtuquajturën rilindje të këtij sektori.  KESH, pasi ua merr me detyrim dhe me cmim qesharak energjinë të gjithë HEC-eve të vogla, po shkarkon sasi të jashtëzakonshme uji nga digat e dy hidrocentraleve në Drin.

Kjo pasi ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje.

Faktet flasin vetë: ndërsa derdhin sasi uji të pamata, dmth rezerva energjie, nga Komani dhe Vau i Dejës, KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh energji, me çmim mesatar 223 euro për Mw. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Më energji me çmim mesatar 200 euro për Mw.

Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Humbjet janë shumë më të mëdha.

KESH e dinte fare mirë se në datat 19 deri në 23 nëntor priteshin rreshje të mëdha.

Dhe KESH i ka të gjitha mundësitë të parashikonte ekzaktësisht sa energji do t`i duhej dhe kur. Edhe pse i dinte të gjitha, KESH vendosi të blejë shtrenjtë energji dhe të derdhë sot rezerva ujore për të cilat, deri dje, Rama qahej se nuk i kishim. Janë dhjetëra milionë euro që ia paguajmë korrupsionit të qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit