Korporata Elektro Energjitike Shqiptare ka njoftuar se prurjet ujore në pellgun e Drinit janë në një situatë esktreme. Si pasojë e reshjeve me intersitet të lartë në 24 orët e fundit, basenet që adminisitrohen nga KESH, ato të Komanit dhe Vaut të Dejës janë në pikë kritike.
Për këtë arsye KESH ka nisur shkarkimet, por sipas njoftimit zyrtar, nëse sasia e ujit ka arritur në 4 000 m3/sekondë, shkarkimet nuk kanë kaluar në vlerën 1300 m3/s.
Sipas KESH vetëm 30% e sasisë së ujit po shkarkohet. Pjesa tjetër po ruhet si rezervë energjie. Sipas KESH ky menaxhim ka ndihmuar në minimizimin e përmbytjeve të zonës së nën-Shkodrës.
Sot u hapën HEC-et, PD: KESH e dinte se do binte shi, por bleu energji shtrenjtë