-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-“Ka ardhur koha e llogarisë”, Turqia hakmerret pas shpërthimit në Stamboll, sulmon me bomba Sirinë

Kryesoret

Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme, kjo pas shpërthimit të një jave më parë në Stamboll.

Sipas mediave të huaja, sulmet ajrore kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave. Ndërsa nuk vonoi përgjigjia nga ministria turke e Mbrojtjes, ku nëpërmjet një deklarate, u bë me dije se në shënjestër të sulmeve ishin bazat nga ku militantët kryenin sulme ndaj Turqisë.

Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë. E arrestuar mbeti Alham Albashir. Gruaja me origjinë nga Siria dhe e trajnuar nga kurdët, dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz në Stamboll.

“Ka ardhur ora e llogarisë,” tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një postim në Twitter gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Tweet-i u shoqërua me një foto të një avioni që ngrihej për një operacion natën, por nuk u specifikua vendndodhja./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit