Shkodra është qarku më i prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që është shoqëruar me përmbytje masive.
Për disa minuta u bllokua hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër.
Janë kryer evakuimet e 3 familjeve në Malësinë e Madhe. Forcat e Armatosura kanë ndihmuar në kalueshmërinë e banorëve të Bërdicës.
Ngjarja më e rëndë deri tani është shënuar në Malësi të Madhe ku përroi mori para një makinë me tre persona brenda, vajza shpëtoi, fati i babë e bir ende nuk dihet.
Makinën e mori uji! Shpëtohet vajza, rrjedhja mori babë e bir