Dy persona u vranë në një shpërthim makine në kryeqytetin afgan Kabul të hënën.
Sipas policisë identiteti i të vdekurve nuk është ende i qartë.
Zëdhënësi i komandës së sigurisë së talebanëve në Kabul u shpreh se një makinë e tipit “Corolla” ishte shënjestër e një shpërthimi në lagjen “Parwan” në Kabuli.
Ka pasur disa sulme gjatë muajve të fundit kundër civilëve dhe administratës talebane, disa prej të cilave janë kryer nga luftëtarët e ISIS.