“Mua më kanë hequr patentën prej një muaj”, ka pohuar vetë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ai ka pohuar në emisionin e mëngjesit, “Aldo Morning Show” se për shkak të disa shkeljeve të përsëritura rrugore, policia i ka hequr patentën pa marrë parasysh pozitën e tij. Ndreu është shprehur se më herët ai është toleruar disa herë, por kjo e fundit ishte një shkelje për tej limite, por nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
“Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth. Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë”, u shpreh Ndreu.