-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhi nga Anglia, kush ishte biznesmeni demokrat që i mori jetën përroi në Shkodër?

Kryesoret

Në këtë situatë kritike, kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat i vendosur, Pjetër Rushaj, djali i tij 14-vjeçar.

Unë i shpreh familjes Rushaj dhe gjithë komunitetit të Pultit, ngushëllimet e mia më të ndjera për këtë humbje jashtëzakonisht të dhimbshme.

Por dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme sot në Shkodër”. 

Kështu deklaroi Sali Berisha sot nga Shkodra ku ndoqi nga afër gjendjen pas përmbytjeve që kanë përfshirë veriun e vendit.

Por kush është biznesmen që vdiq?

Pjetër Rushaj humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme së bashku me djalin e tij të mitur, pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe.

Biznesmeni ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin.

Rushaj me fëmijët po udhëtonte në drejtim të fshatit Bogë të Malësisë së Madhe së bashku me djalin 14-vjeçar dhe vajzën e mitur.

Situata e reshjeve e ka shtyrë 50-vjeçarin, i cili kishte lënë Angli për të investuar në Shqipëri, të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, të shikonte nëse kishte dëmtime në banesa.

Përroi e mori bashkë me djalin. Vajza arriti që të shpëtonte. Gjetja e trupave është bërë e mundur ditën e sotme pas 16 orësh kërkime, rreth 300 metra më poshtë makinës.

“Më sill një kavo”! Babai u hodh të shpëtonte djalin, por humbën jetën të dy

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit