Mbrëmjen e djeshme një çift shqiptar janë gjendur të vdekur në banesën e tyre në Itali.
Sipas policisë çifti është vrarë me thikë gjithashtu raportohet se në vendngjarje policia ka gjetur dhe një armë zjarri.
Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.
Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për vrasje-vetëvrasje, por u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë. Ish bashkëshorti i gruas është shpallur në kërkim pasi dyshohet si autor i ngjarjes.
Vrasësi i dyshuar është po ashtu nga Shqipëria.