Pas shumë orësh kërkime RENA dhe FSHN kanë arritur të gjejnë trupat e pajete të babë e birë që i mori rrjedha e ujit ditën e djeshme me vete.
Bëhet fjalë për shtetasit Pjetër Rushaj, 48 vjeç dhe Jason Rushaj, 18 vjeç.
Fatmirësisht dje u arrit të shpëtohej vajza e cila ndodhej në makinë me të vëllain dhe babain ditën e djeshme kur makina u rrëmbye nga rrjedha e ujit.
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:
Pas 16 orë kërkime, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).