-sidi education-spot_img
30.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti sot/ Mos harroni çadrat, priten reshje shiu!

Kryesoret

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.

Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit