Babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj ndërruan jetë dje si pasojë e përmbytjeve në Malësi të Madhe, pasi makinën me të cilën po udhëtonin e mori përroi në Bogë.

Fatmirësisht shpëtoi vajza, e cila kishte dalë më herët nga makina.

Trupat e të atit dhe djalit u gjetën sot në mëngjes, pas 16 orësh kërkime.

Tronditja ishte e madhe, jo vetëm te familja dhe të afërmit, por te i gjithë qyteti.

Në rrjetet sociale mesazhet dhe postimet kanë qenë të shumta. Jason Rushaj ishte pjesë e akademisë së futbollit në Malësi të Madhe.

Pasioni dhe ëndrra e tij për futbollin u prenë në mes nga moti i keq.









