I mori ujë. Ky ishte shkaku i tragjedisë të ndodhur në Malësinë e madhe, ku babë e bir humbën jetën pasi u morën nga rrjedha.
Pjetër Rushaj, së bashku me djalin Jason Rusha, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me vëllain dhe kishin marrë dëmtime nga moti i keq.
Në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Ai zbriti bashkë me dy fëmijët nga makina dhe i kërkoi vajzës të merrte një kavo në fshat. Por rrjedha e përroit të fshatit, i mori djalin nga duart dhe ai u hodh për ta shpëtuar po gjeti vdekjen së bashku me të.
Një banor i zonës arriti të shpëtonte vajzën dhe trupat e viktimave u gjetën 16 orë më vonë.
Rushaj njihej si biznesmen ndërtimi në zonën e veriut.