-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri hungarez niset drejt Rusisë, merr pjesë në forumin e energjisë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka udhëtuar të hënën në Rusi për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar për energji bërthamore, duke vënë në pah lidhjet e ngushta me Moskën, pavarësisht luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas faqes së ministrisë, Szijjarto e ka mbajtur një fjalim në nisje të forumit ndërkombëtar ATOMEXPO në Soçi të Detit të Zi.

Ky forum, i quajtur “Pranvera bërthamore” shërben si “platformë biznesore për të diskutuar rreth industrisë bërthamore dhe përcaktimit të trendeve në të ardhmen”, është thënë në faqen zyrtare të tij.

Szijjarto ka thënë se gjatë vizitës së tij do të takohet me udhëheqësin e kompanisë shtetërore të Rusisë për energji atomike, Rosatom, për të diskutuar rritjen e numrit të centraleve bërthamore në Hungari.

Ai ka thënë se projekti “është pjesë e strategjisë kombëtare të Hungarisë dhe pjesë e interesave të saj për siguri kombëtare”.

“Kriza globale e energjisë nënkupton se për një shtet është shumë e rëndësishme të mund të prodhojë energjinë që i duhet”, ka thënë Szijjarto./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit