Ndërsa Moldavia vuan ndërprerjet e energjisë elektrike, flukset e mëdha të refugjatëve dhe kërcënimet e mundshme të sigurisë nga lufta në Ukrainën fqinje, diplomatët po mbledhin para dhe mbështetje të tjera për vendin.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme franceze tha se një konferencë ndërkombëtare e ndihmës në Paris sot kishte për qëllim “ndihmë konkrete dhe të menjëhershme” për ish-republikën sovjetike pa dalje në det.
“Kjo mbështetje ndërkombëtare është edhe më e rëndësishme pasi Moldavia po përballet aktualisht me një krizë të paprecedentë energjetike e cila, me afrimin e dimrit, paraqet rrezik për një krizë humanitare për popullatën moldave,” tha ministria.
Ndërprerjet e mëdha të energjisë goditën përkohësisht më shumë se gjysmë duzinë qytetesh moldave javën e kaluar pasi ushtria ruse goditi objektivat e infrastrukturës në të gjithë Ukrainën.