Mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në ‘Report Tv’ të ftuar ishin deputeti i PD, Ervin Salianji dhe deputeti i PS, Arben Pëllumbi.
Biseda është fokusuar tek protesta e paralajmëruar nga opozita në datën 6 dhjetor, që përkon pikërisht me ditën kur në Tiranë do të mblidhen liderët europianë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Pëllumbi te ‘5 Pyetjet’: Ja pse BE zgjodhi Tiranën për të mbajtur Samitin me Ballkanin Perëndimor!
Sipas deputeti demokrat, Ervin Salianji, teksa deklaroi se protesta është elementi kryesor që tregon të drejtat dhe liritë e një shteti, është normale që të bëhet në një ditë të tillë, pasi sipas tij, kjo gjë ndodh në të gjithë botën, edhe kur bëhen samitet e G-7 apo G-20, ku mblidhen liderët më të fuqishëm botërorë.
Sipas tij, protesta atë ditë nuk është kundër Samitit, por për të tërhequr vëmendjen e liderëve botërorë, se çfarë ndodh në Shqipëri, problemet që janë në këtë vend. Më tej, ai shtoi se nëse protesta do të ishte kundër Samitit apo integrimit evropian të vendit, ai nuk do të merrte pjesë.