Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka arritur në 500 milionë ndjekësve në Instagram, i vetmi që ka arritur këtë shifër deri më tani në këtë platformë.
Ronaldo bëri që interneti të merrte flakë, me ndihmën e yllit tjetër të futbollit dhe rivalit të tij, Lionel Messit.
Dy prej futbollistëve më të mirë që ka parë bota tronditën të gjithë me një imazh ikonik për fushatën e fundit reklamuese të Louis Vuitton.
Ronaldo prej disa kohësh është personi më i ndjekur në Instagram. Në shtator 2021, Instagrami i tij u bë llogaria më e ndjekur pasi arriti 237 milionë të tillë. Që atëherë, Ronaldo është ulur rehat në fron.
Messi qëndron në vendin e dytë me 376 milionë ndjekës.