-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi të forta dhe reshje bore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kryesoret

Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore.

Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.

Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit