-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme

Kryesoret

Në fillim të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë.

Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

“Siguria e jetës dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja. Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty” tha ajo.

Më tej deputetja Tabaku vuri në dukje edhe situatën e krizës ekonomike duke u fokusuar në TVSH-në për ushqimet.

“Meqenëse edhe sot në Komision po diskutojmë ligjin për TVSH-në, dua të tërheq vëmendjen e qeverisë për të ulur TVSH-në e ushqimeve pasi koha e krizës po prek gjithnjë e më shumë situatën ekonomike dhe portofolin e çdokujt.

Shqiptarët kanë nevojë për aksione më shumë se sa për fjalë propagandistike apo për t’i kujtuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Duhet të ngrihemi në lartësinë e nevojës që kërkon sot vendi” tha ajo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit