Drejtoria e Qytet Studenti ka urdhëruar 200 studentë që të largohen nga dhomat e tyre deri në 30 nëntor pasi godinat po restaurohen, pa ju siguruar asnjë vend strehim tjetër.
Mësohet se nesër në orën 10:00 dhjetëra studentë të konvikteve nr.14 dhe 4 në QS do të dalin në deklaratë për median përpara godinës 14 tek Shatërvani.
Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të organizatës “Qëndresa Qytetare” e cila e mbështet reagimin e studentëve.