-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli paralajmëron evakuimin e banorëve në jug të Libanit: Zhvendosuni të paktën 1,000 metra larg

Kryesoret

Ushtria izraelite ka dërguar një mesazh urgjent për banorët e 11 qyteteve dhe fshatrave në jug të Libanit, duke kërkuar që ata të evakuohen dhe të zhvendosen të paktën 1,000 metra larg zonave të banuara.

Kjo masë vjen pas operacioneve të ushtrisë izraelite kundër Hezbollahut, për të cilën Izraeli ka shpallur se ka shkelje të armëpushimit nga grupi militant.

Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore dhe tokësore në jug të Libanit, ndërkohë që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar infrastrukturën që përdoret nga Hezbollah, përfshirë disa shtëpi.

Grupi militant ka reaguar duke kryer sulme me dronë dhe raketa, si ndaj trupave izraelite në Liban, ashtu edhe ndaj veriut të Izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit