-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Do të sulmojmë militantët kurdë me tanke dhe ushtarë

Kryesoret

Turqia do të sulmojë militantët me tanke dhe ushtarë së shpejti, tha presidenti Tajip Erdogan të martën, duke sinjalizuar një ofensivë të mundshme tokësore kundër milicisë kurdë në Siri, pasi sulmet hakmarrëse u përshkallëzuan përgjatë kufirit sirian.

Ai i bëri komentet ndërsa artileria turke vazhdoi të bombardonte bazat kurde dhe objektivat e tjera pranë qyteteve siriane të Tal Rifaatit dhe Kobanit, thanë dy burime ushtarake siriane për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Për disa ditë ne kemi goditur terroristët me avionët, topat dhe armët tona”, tha zoti Erdogan në një fjalim në Turqinë verilindore. “Dashtë Zoti, ne do t’i çrrënjosim të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur, së bashku me tanket tona dhe ushtarët tanë”.

Ai tha më parë se në operacionet kundër kurdëve, përveç avionëve, do të mund të angazhohen edhe forcat tokësore. Turqia, në vitet e fundit, ka kryer disa operacione të mëdha ushtarake kundër kryengritësve kurdë të grupit YPG dhe militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë.

Të hënën, Turqia tha se YPG vrau dy persona në sulmet me mortaja nga Siria veriore, pas operacioneve ajrore turke kundër tyre në fundjavë dhe një sulmi vdekjeprurës me bombë në Stamboll një javë më parë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit