Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar të policisë, tashmë të përjashtuar nga radhët e uniformave mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje.
Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.
Polic në Lezhë e hajdut në Itali/ Rrumbullaku ‘i tregon vendin’ Klismanit të arrestuar sot!
“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo.
Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme.
“Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi”, tha ajo.
Në Shqipëri polic, në Itali hajdut/ Ky është 27-vjeçari nga Lezha i arrestuar sot!
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmosi sot përjashtimin e tij nga policia.