Ditën e hënë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
1/2 Now that candidates for the next SPAK chief are confirmed, it is essential for the process to be transparent so that the next chief is (1) selected based on qualifications & track record and (2) capable & determined to intensify the fight against corruption & organized crime.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 22, 2022
Sot ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në Tëitter ka tërhequr vëmendjen duke kërkuar që procesi të jetë transparent dhe pa manipulime për zgjedhjen e pasuesit të Arben Krajës.
Nuk dihet nëse diplomatja amerikane ka indicie apo informacione se diçka po “gatuhet” lidhur me emrin që mund të jetë vendosur, por për momentin bën vetëm një paralajmërim të fortë.
“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë” shkruan Kim.