Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto sot do të jenë për vizitë në Kosovë, ndërsa ambasada italiane në Kosovë shkruan se po punojnë për të lehtësuar siç thonë tensionet mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit ushtarak.
Ministri Tajani në një postim në Twitter shkruan se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa njofton se dy ministrat do ta vizitojnë edhe Beogradin.
“…Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e vendimit për gjoba për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë targa ilegale.
Shtyrja e zbatimit të vendimit ka ardhur pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
MJ @Antonio_Tajani:”Sot në mision të përbashkët me Min. e Mbroj. @GuidoCrosetto në Serbi e Kosovë. Po punojmë për të lehtësuar tensionet mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. 🇮🇹 gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor.” https://t.co/eIh1DfqCID
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) November 22, 2022