-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i Listës Serbe thirrje Kurtit: Mos përdor dhunë e forcë

Kryesoret

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha gjatë një konference për media se serbët duan vetëm paqe.

“Po i kërkoj Prishtinës që të mos nxisë tensione dhe të mos përdorë forcën. Shpresoj se nuk do të na duhet të mbrohemi nga dhuna e [Albin] Kurtit”, tha Rakiç.

Konferenca e mbajtur më 22 nëntor në Mitrovicën e Veriut, vjen pas takimit që përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Rakiç tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe se serbët nga Kosova po kërkojnë vetëm që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen, ashtu siç është rënë dakord në Bruksel.

“Ne duam të jetojmë të qetë dhe vetëm”, tha Rakiç.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit