Larg rrjeteve sociale, sot bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka hapur kanalin e saj në “Youtube”. Ajo shprehet se bëhet fjalë për një ndërthurje të jetës së saj profesionale dhe asaj publike që do të lancojë.
Ajo ka ftuar qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë mbi aktivitetin e saj profesional dhe angazhimet e saj si qytetare të klikojnë në kanalin e saj.
Në video-mesazhin e parë Linda Rama ka treguar historinë e jetës së saj nga fëmijëria dhe deri tani në krah të kreut të ekzekutivit të vendit. Edi Rama në llogarinë e tij në “Twitter” ka ripostuar postimin e partneres së tij.