Qarku i Lezhës është ndër më të prekurit nga përmbytjet e ditëve të fundit. Për pasojë banorët nuk mund të vazhdojnë jetën normale. Madje as varrimet nuk mund të bëjnë.
Në zonën e Torovicës në Lezhë ka pasur një rast vdekjeje, por ka qenë e pamundur nxjerrja e të vdekurit për ta varrosur për shkak të nivelit të lartë të ujit i cili e kalon 1 metër.
Sipas raportimeve për të perçjellë të moshuarin në banesën e fundit ushtria do të ndërhyj me mjete lundruese.