Mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën një kamion pa ngarkesë që drejtohej nga shtetasi I. M., banues në Serbi. Nuk ka dëme në njerëz.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.