Prokuroria e Posaçme, SPAK lëshoi urdhër arrestin e dytë për Aleksandër Lahon, alias Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi”. Ai akuzohet për “korrupsion dhe ushtrim ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit, që njihet si fshati pasanikëve, pasi në këtë zonë kanë vila biznesmenë dhe politikanë të shumtë.
Dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, Laho të ketë përvetësuar dhe përfituar nga grupet kriminale në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke për rreth 45 mijë metra katrorë. SPAK ka firmosur urdhër arreste dhe për persona të tjerë të dyshuar ish-zyrtarë të Kadastrës dhe Bashkisë së Durrësit.
Pengmarrje dhe prona! Gjykata i jep goditjen e dytë “Rrumit” të Shijakut
Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi është në kërkim pasi u shpall nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit më të fundit policor, “Porositësi”. Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng njërin prej vëllezërve Beqiraj, Indrit Beqirajn, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (2 Tetor) në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.
Kush është ‘Rrumi i Shijakut’?
I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi”, ishte ‘mik’ i ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Ai mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit disa vite më parë. Njihet si “i forti” i Shijakut, por “bëmat” e tij duket se kanë një rreze më të gjerë se brenda hapësirës së 4 rrugëve të vendlindjes së tij.