Surpriza e madhe e këtij Botërori është Arabia Saudite që sot mposhti Argjentinën 2-1 në ndeshjen e parë të grupit. Festa dhe emocionet nga gëzimi ishin të mëdha.
Lojtarët dhe stafi bashkë me tifozët në stadium shpërthen në festë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit.
Por emocionet nuk do të përmbaheshin dot as nga komentatori nga Arabia Saudite “Allah, Allah, Allah”, thirri ai mes entuziazmit pas golit të dytë dhe përmbysjes së madhe.