Ditën e djeshme një krim makaber ndodhi në një familje shqiptare në Itali. Çifti Mynevere Karabollaj dhe Flonino Merkuri u vranë me thikë nga ish-burri i Myneveres i cili më pas vrau dhe veten.
Familja e Flonino Merkuri në Fier ka hapur dyert e mortit dhe pret që trupi i djalit të tyre të kthehet në atdhe.
Në një prononcim për mediat daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes tregoi se nipi i tij nuk kishte pasur konflikte me ish-burrin e viktimës madje ai theksoi se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.
“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë.
E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin.
Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja