-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia u ofron azil futbollistëve iranianë që s’kënduan himnin!

Kryesoret

Është Botërori më i politizuar i his torisë dhe politika dhe futbolli duket se do të jenë të detyruar që të bashkëjetojnë ngushtë gjatë gjithë ditëve të evenimentit që po zhvillohet në Katar.

Një deputet i vjetër i Konservatorëve i ka bërë thirrje Parlamentit që t’i presë krahëhapur futbollistët e guximshëm të Iranit, të cilët mund të persekutohen kur të rikthehen në shtëpi pas Botërorit.

Njëmbëdhjetë titullarët e Karlos Keirozit, të cilët u mundën 6-2 në ndeshjen e parë të grupit përballë Anglisë, qëndruan në heshtje të plotë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në “Khalifa International Stadium” të Dohas ditën e hënë.

Një gjest i tillë proteste i lojtarëve të kombëtares në shenjë kontestimi të regjimit të vendit, është vlerësuar nga bota perëndimore dhe anglezët po mendojnë t’u ofrojnë një rrugë shpëtimi në rast se Lideri Suprem Ali Khamenei vendos t’i bëjë shembull futbollistët.

Qëndrimi i ndryshëm politik konsiderohet një krim në Iran dhe është një nga shkeljet ligjore që merr ndëshkim kapital. 21 protestues rrezikojnë ekzekutimin pas gjyqeve të rreme që prej nisjes së kryengritjes në shtator. Ish-lideri i Konservatorëve, Sër Iain Dankan Smith, tha gjatë një prononcimi për “The Sun”:

“Skuadra iraniane mund të zgjedhë të mos kthehet në Iran duke parë atë që po ndodh. Qeveria jonë duhet t’i trajtojë këta individë me një proces të përshpejtuar azili nëse duhet. Irani është një regjim diktatorial brutal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit